Gossip

“Zemra ime është e shkatërruar”, Demi Moore reagon për humbjen tragjike të Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij!

Demi Moore ka shprehur publikisht dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, Michele Singer Reiner, duke ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Aktorja tregoi se lidhja e saj me çiftin ishte shumë më tepër sesa profesionale.

Përmes një postimi në Instagram, Moore zbuloi se fëmijët e tyre janë rritur së bashku që në moshë të vogël dhe se jetët e tyre kanë qenë të ndërthurura ndër vite, si në aspektin personal ashtu edhe në atë artistik.

Është e pamundur të gjesh fjalë për të përshkruar shkatërrimin e pakuptueshëm nga humbja e Rob dhe Michele

-shkroi Moore, duke theksuar se i ka admiruar gjithmonë për njerëzinë, përkushtimin dhe mënyrën se si e jetonin prindërimin.

Ajo i përshkroi ata si njerëz të jashtëzakonshëm, që kontribuan për ta bërë botën një vend më të mirë.

Në të njëjtin postim, aktorja ndau edhe dy fotografi simbolike: një ku shfaqen Rob dhe Michele Singer Reiner së bashku, dhe një tjetër nga sheshxhirimi i filmit ikonë “A Few Good Men”, ku Moore shihet pranë Rob Reinerit, Tom Cruise dhe Kevin Bacon.

Reagimi i Demi Moore ka prekur ndjekësit dhe kolegët e saj, duke reflektuar dhimbjen e thellë që ka lënë kjo humbje e rëndë në botën e filmit dhe përtej saj.