Nëse zgjoheni çdo mëngjes me qafë të ngrirë dhe ndiheni sikur nuk keni fjetur fare, ndoshta nuk është stresi, por jastëku i gabuar.
Fizioterapistët shpjegojnë se jastëku i duhur duhet të mbajë shtyllën kurrizore në vijë natyrale.
Një studim i “Sleep Foundation” tregon se personat që ndryshuan jastëkun me një model ortopedik ose memory foam raportuan 30% përmirësim të cilësisë së gjumit.
Një jastëk shumë i ulët apo shumë i lartë shkakton tension muskulor dhe madje mund të rrisë dhimbjet e kokës.
Pra, ndoshta nuk ju duhet më një kafe e fortë në mëngjes, por thjesht një jastëk i ri. Gjumi i mirë fillon nga qafa!