Një biznesmen është raportuar se është zhdukur në Tiranë. Rruzhdi Hoxha, 43-vjeç ka humbur kontaktet prej 13 ditësh me familjarët, të cilët kanë bërë edhe denoncimin në polici. Mësohet se ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në Kamëz.
Policia ka shoqëruar një të njohurit e tij që dyshohet se ka pasur kontaktin e fundit me të. Miku i tij që është i shoqëruar ka deklaruar se për herë të fundit e ka takuar në zonën e Mëzezit për një porosi dhe më pas është larguar.
Ndërsa sipas tij nuk ka lidhje me ngjarjen. Për herë të fundit, një kamera sigurie e ka fokusuar në autostradën Tiranë-Durrës.
Fillimisht është hetuar për largim nga banesa në Komisariatin 5 në Kamëz, pastaj i ka kaluar Drejtorisë së Tiranës me dyshimet për rrëmbim personi.