Bota

Zimbabve, Emmerson Mnangagwa rikonfirmohet në krye të shtetit

Zyrtarisht, Presidenti Emmerson Mnangagwa është fitues i Presidencialeve në Zimbabve. Me votat e numëruara në të 10 provincat, ai siguroi 50.8% të tyre, ndërsa lideri i Opozitës, Nelson Chamisa, 44.3. Policia ndërhyri duke larguar forcërisht nga mjediset e Komisionit Zgjedhor, komisionerët opozitarë, që refuzuan rezultatin. Ndërkaq, Mnangagwa shkroi në “Twitter” se “Eshtë i nderuar”, ndërsa fitoren e cilësoi si “Fillim të ri”.