Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në fshatin Hoshtimë të Vlorës, era e fortë iu vështirëson punën zjarrfikësve!

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës pasditen e sotme.

Zjarri po i afrohet varrezave të fshatit. Dy mjete të zjarrfikësve po shkojnë për të shuar zjarrin.

Situata rëndohet kur era ndihmon në përparimin e flakëve.

Me herët sot, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Vijon…