Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret në jugperëndim të Francës, pas urdhrit të evakuimit të lëshuar nga autoritetet. Lajmi u bë i ditur nga bashkia e Arcachon.
Sipas autoriteteve, autobusë janë vendosur në katër skela për të transportuar banorët e evakuuar, ndërsa të gjithë banorëve u është kërkuar të largohen nga zona për arsye sigurie.
Gadishulli Cap Ferret, një prej destinacioneve më të njohura turistike në Francë, kërcënohet nga një zjarr që dyshohet se ka qenë aksidental. Flakët kanë përfshirë pyllin në veri të pellgut të Arcachon që prej ditës së mërkurë dhe, sipas të dhënave të raportuara, kanë djegur rreth 87 mijë hektarë sipërfaqe.
Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa një zjarrfikës ka mbetur i plagosur gjatë operacionit për shuarjen e flakëve.