Bayern Munich blindon Robert Lewandowskin. Bomberi polak i cili e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon duke realizuar 6 gola në 3 ndeshje mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin bavarez deri në vitin 2023. Lewandowski do të jetë pjesë e Bayernit edhe për 4 sezonet e ardhshme. Shefi ekzekutiv i Bayernit Karl-Heinz Rummenigge e vlerësoi Levandowskin si sulmuesin më të mirë në botë.