Aktualitet

“100 mijë euro për çdo emigrant që strehohet në Shqipëri”/ Rama mohon lajmin e “The Times”: Nuk do të ketë kampe refugjatësh në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama nga selia e PS, ka mohuar zërat që në Shqipëri do të ketë një kamp refugjatësh që kapen në Britaninë e Madhe.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse i bëjnë këto. Shqipëria nuk do jetë kurrë, një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre. Asnjëherë!”

Mediat britanike ditën e sotme, publikuan një artikull ku thuhej se në Shqipëri do të krijohet një kamp ku do të mblidhet të gjithë refugjatët që do të kapen në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Madje në këtë artikuj, theksohej se bisedimet kanë shkuar deri në nivel ministror.

Edhe para rreth një muaj një lajm i tillë u publikua nga tabloid “The Sun”, por u mohua nga kryeministria. Edhe sot vetë kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria nuk da të bëhet kurrë një vend që do të shërbejë për të ngritur kampe për vendet e pasura.

Lidhur me këtë lajm reagoi sot edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila e cilësoi si një lajm të rremë dhe u shpreh e revoltuar për ngatërrimin e bërë nga gazeta, ku shkruhet sikur në postin e ministrit të qëndronte një burrë.

Ministrja Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka:

I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si The Times!
Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.