Aktualitet

12 vjeçari mori makinën e të atit e përfundoi jashtë rruge, dy të plagosur në Tiranë!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Mushqeta, ku një i mitur vetëm 12 vjeç mori automjetin e të atit dhe humbi kontrollin gjatë drejtimit, duke dalë nga rruga.

Sipas policisë, u referuan materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K.T., 51 vjeç, pasi djali i tij i mitur përdori automjetin pa leje.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 12-vjeçari dhe një 18-vjeçar që ndodhej si pasagjer në automjet. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në një tjetër zhvillim, një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm te ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë. Makina përplasi një grua, e identifikuar si Albana Hima, e cila humbi jetën. Policia shoqëroi drejtuesin e automjetit, Desar Musa.

Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, njofton policia. Policia e Tiranës po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të sqaruar shkaqet.