Presidenti Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i shtetit theksoi se në këto vite, vendi ynë ka dëshmuar se është anëtar i denjë i Aleancës dhe do të vijojë të jetë i përkushtuar ndaj saj.
16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu theksoi se Forcat e Armatosura Shqiptare kanë dëshmuar vendosmërinë për një paqe të qëndrueshme. Sipas tij ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida.
16 vite më parë, Shqipëria iu bashkua Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë! Rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha. Sot, Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme. Krenarë për rolin tonë në Aleancë!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani:
Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë! Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.