Tirana mbetet epiqendër e koronavirusit në vend. Për të dytën ditë rradhazi, edhe sot kemi shifra të larta të rasteve, 21, ndonëse 4 më pak se një ditë më parë. Një infermiere e QSUT-së e infektuar jashtë mjediseve të punës, infektoi 9 kolegë të cilët nuk kanë simptoma dhe u vetëizoluan e 4 pacientë, që u transferuan te Infektivi. Totali i rasteve shkon në 1 mijë e 50, mes tyre mbi 800 të shëruar e 33 viktima. Aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Me shtrimet e reja, te Infektivi po trajtohen 25 pacientë, 3 në terapi intensive. Testimet molekulare e serologjike kaluan shifrën 15 mijë. Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale.