Vazhdon rritja e rasteve me koronavirus në Tiranë, ndërsa për të dytën ditë rradhazi, në zonat e tjera të vendit nuk raportohen të prekur. Nga 225 testime në 24 orët e fundit, u konfirmuan pozitivë 26 vetë çka e çon totalin e të të infektuarve në 1 mijë e 76. 11 persona e fituan betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit e nga 1 mijë e 76 të infektuar me COVID-19, 76% janë shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës e Krujë. Për rastet aktive kryeson Tirana me 122, Durrësi ka 51, Kruja 17, Shkodra 12, Kamza 9, Berati 6, Fieri 2, Korça 1. Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale.