Bota

’30 mln dollarë Iranit për energjinë bërthamore’, Trump: Ide qesharake, këta njerëz janë të sëmurë…

Presidenti amerikan Donald Trump ka përgenjeshtruar raportimet se administrata e tij ka diskutuar mundësinë e ndihmës ndaj Iranit deri në 30 miliardë dollarë për të ndërtuar një program bërthamor për qëllime civile.

“Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë ide qesharake. Është thjesht një tjetër mashtrim i publikuar nga Lajmet e rreme për të poshtëruar. Këta njerëz janë të SËMURË!!!”, shkroi Trump në Truth Social.

Marrëveshja e mundshme u raportua për herë të parë nga CNN duke cituar burime të shumta të njohura me çështjen. Media njoftoi se detajet e propozimit u diskutuan javën e kaluar gjatë një takimi sekret, që zgjati disa orë, midis Steve Witkoff, të dërguarit special të SHBA-së në Lindjen e Mesme, dhe partnerëve në Gjirin Persik.

Sipas medias amerikane, ky plan u prezantua një ditë para se SHBA-të të kryenin sulmin e tyre ndaj centraleve bërthamore Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Një raund i gjashtë bisedimesh midis SHBA-së dhe Iranit ishte planifikuar për 15 qershor, por Izraeli nisi sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake, bërthamore dhe civile iraniane më 13 qershor.

Konflikti 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit u ndal me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të, i cili hyri në fuqi më 24 qershor.