Aktualitet Rajoni

4 viktima dhe 56 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë gjatë ditës së fundit.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 56 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 160.170 numrin e personave të infektruar me koronavirus.

Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

Njoftimi i plotë:

02 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

Në total numri i rasteve aktive është 2.330.