Hëna e Re e 29 janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit:
Bricjapi
Burime të reja të ardhurash vijnë për Bricjapin me Hënën e Re në Ujor. Pra, nëse keni qenë në vështirësi financiare kohët e fundit, mund të merrni frymë të lehtësuar pasi jeta juaj duket se po ndryshon për më mirë. Për të përfituar sa më shumë nga kjo energji, astrologia Helena Hathor thekson rëndësinë e rifitimit të kontrollit mbi atë që ju shqetëson më shumë.
Gaforrja
Gaforrja “do të ketë fluksin e parave me një burim të përbashkët me një partner”. Pavarësisht nëse kjo vjen në formën e një lidhjeje romantike, juve kjo lidhje do ju lehtësojë nga njëfarë presioni financiar. Mund të keni oferta pune.
Demi
Hëna e Re në Ujor do të sjellë me vete “para nga përpjekjet tuaja të vazhdueshme në punën tuaj të përditshme”. Çdo lëvizje që keni bërë për ta vendosur veten në një pozicion më të mirë do të fillojë të shpërblehet nën këtë energji pozitive të Hënës së Re.
Virgjëresha
Ndonjëherë mund të ndiheni sikur investimet tuaja në kohë nuk po shpërblehen ashtu siç dëshironi. Për fat të mirë me Hënën e Re në Ujor e gjithë kjo do të fillojë të ndryshojë.