Aktualitet

896 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID-19/ MSH bën thirrje për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të diel për 896 raste të reja me koronavirus dhe tre humbje jete. Të infektuarit u konfirmuan pasi u kryen 4.228 testime në të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa pacientët që nuk mbijetuan dot ishin një 49-vjeçar nga Elbasani, një 67-vjeçar nga Vlora dhe 71-vjeçar nga Durrësi.

Numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor është 132, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar për jetën. Ndërsa 518 persona janë shëruar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë, në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore      896
Të shëruar në 24 orë      518
Të shtruar në spitale     132
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore          4,228

Testime totale       1,076,983
Raste pozitive         150,997
Raste të shëruara      136,479
Raste Aktive            12,003
Humbje jete              2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4375
Shkodër          1999
Durrës           1025
Vlorë             896
Fier              860
Lezhë             778
Elbasan           605
Berat             421
Korçë             307
Gjirokastër      299
Kukës             232
Dibër             206