Megjithëse kanë kaluar 20 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatori t në SHBA dhe akoma vijon seanca gjyqësore ndaj 5 personave të akuzuar për këto sulme duke i mohuar në këtë mënyrë drejtësinë familjarëve të gati 3,000 viktimave të 11 shtatorit.
Pesë të akuzuarit, përfshirë Khalid Sheikh Mohammed i cili është quajtur organizatori i sulmeve, janë ndaluar dhe burgosur në Guantanamo Bay që nga viti 2006.
Ndërsa burrat u akuzuan në vitin 2012 gjatë administratës së presidentit amerikan, Barack Obama, çështja u zvarrit me vite. Ka dhjetëra mocione të jashtëzakonshme, dhe avokatët si të prokurorisë ashtu edhe të ekipeve mbrojtëse kanë ardhur dhe shkuar në gati dekadën e proceseve gjyqësore.
Fakti që avokatët ende po debatojnë për provat në nëntë vitet e fundit, tregon sesa larg është zgjidhja e këtij rasti dhe sa larg është misioni i tij i synuar – për të sjellë drejtësi tek anëtarët e familjeve të viktimave të 11 shtatorit.
Ndërkohë anëtarët e familjeve së viktimave të 11 shtatorit u ulën në galerinë në pjesën e pasme të sallës së gjyqit ushtarak gjatë tre seancave të mbajtura këtë javë të ndara nga media dhe vëzhguesit e tjerë në galeri me një perde të kaltër.