Live From Tirana

A po dënohet njeri për parkimin dysh?/Eksperti i sigurisë:Uroj të mos jetë për show, duhet maksimumi

Best of Live From Tirana

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Faik Basha, ekspert sigurie. Si e sheh ai situatën aktuale në vend ku kemi kaq shumë aksidente rrugore?

A po dënohet njeri për parkimin dysh?

Ka filluar një lëbizje e tillë, ka masa më të ashpra. Policia ka pas ndjekur dhe një strategji që vendoste masën më të lehtë. Unë mendoj që për këto lloj fenomenesh duhet vendosur maksimumi i dënimit. E kishim një nen ekzistues për këtë ligj, që ishte deri në një vit. Kur ti bllokon rrugën, kur ti kryen këto veprime që sjellin pasoja të rënda, duhet ta marrësh dënimin. Shpresoj që të mos jetë vetëm për show. Por kam parë karrotrecë që marrin makina, shohim që vendosin gjoba. Por për mua duhet të jenë masa shumë të ashpra sepse një rrogë 200 mijë lek nuk i bën asgjë një miliarderi i cili i kushton makina 700 mijë euro. Bllokimi i patentës duhet të jetë hapi i parë, dhe pastaj hap pas hapi duhet të jenë dënime më të rrepta.