Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK (Prokuroria e Posaçme).
Sipas burimeve, mësohet se ndaj Myzyrit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “shkelja e barazisë në tendera publikë”.
Myzyri do të paraqitet të hënën për t’u marrë në pyetje tashmë si person i pandehur.
Ndërsa më herët ai është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme disa herë, por pa dhënë asnjë shpjegim apo deklaratë për mediat.
Ende nuk dihet për cilin rast dyshohet që Myzyri të ketë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Burime paraprake bëjnë me dije se marrja e tij në pyetje lidhet me ankimet e bëra mbi procedura tenderuese, ku dyshohet për marrëveshje të fshehta paraprake mes komisionit dhe firmave fituese.
Mësohet se mbi 20 praktika tenderuese janë në në verifikim nga prokuroria. Myzyri e mban këtë post që prej vitit 2021.
Po ashtu, në janar të këtij viti qeveria ka hapur garën për ta zëvendësuar Myzyrin, proces që ende nuk ka ndodhur.