Ka disa aeroporte që konsiderohen të jenë më shumë se thjesht një pikënisje për aventurierët. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, disa prej tyre konsiderohen si makthi i pilotëve. Duke qenë se pistat e tyre janë të shkurtra, kushtet e klimës janë të vështira dhe terreni i papërshtatshëm, këto aeroporte kërkojnë një nivel të lartë aftësish nga pilotët. Njihuni me disa nga aeroportet më të rrezikshme në botë:
1.Aeroporti Lukla në Nepal.
Pilotët që ulen aty kanë një guxim dhe saktësi të lartë, për shkak të pistës së shkurtër dhe terrenit të vështirë.
2.Courchevel në Francë.
Një vendpushim skish në Alpet Franceze. Fusha ajrore ka një pistë shumë të shkurtër prej vetëm 537 metrash me një pjerrësi prej 18.6%. Pothuajse përherë ka borë dhe akull, por pista mbahet e pastër në çdo rast kur lajmërohet se do të vijë avion.
3.Aeroporti në ishullin holandez të Karaibeve Saba.
Aeroporti është shumë i rrezikshëm sepse pista është vetëm 400 metra e gjatë dhe njihet si brezi ajror më i shkurtër komercial në botë.
4.Aeroporti kryesor në ishullin e Karaibeve të Saint Martin.
I vendosur në anën holandeze të ishullit në vendin e Sint Maarten. Aeroporti konsiderohet i rrezikshëm për shkak të vendndodhjes së tij turistike në plazh.
5. Aeroporti Paro në Butan.
Për shkak të pistës së shkurtër dhe kushteve të vështira të klimës.
Së fundmi, një nga arkitektët më të njohur të Kinës, Ma Yansong, ka zbuluar projektin e kompanisë së tij për një aeroport të ri në qytetin verilindor të Changchun. Sipas dizajneve të publikuara, aeroporti ngjason me një “pendë lundruese”. E vendosur në rreth 270.000 metra katrorë, ndërtesa do të lidhet me dy terminalet ekzistuese të aeroportit, i cili nëpërmjet rrugës dhe metros del drejtpërdrejt në qendrën e qytetit Changchun.