Bota

Afganistan, talebanët u zënë rrugën autobusëve, rrëmbejnë pasagjerët

Më shumë se 100 vetë u rrëmbyen pasi talebanët u zunë pritë 3 autobusëve në Afganistanin verior. Forcat e sigurisë të dërguara në zonën e Kunduz u përleshën ashpër me militantët. Ky akt vjen një ditë pasi qeveria ofroi një armëpushim të kushtëzuar që  Presidenti Ashraf Ghani tha se do të hynte në fuqi të hënën nëse talebanët do ta pranonin, por militantët nuk janë përgjigjur ende.