Në Afganistan, hyn në ditën e 4-rt beteja për t’iu rimarrë talebanëve kontrollin e qytetit Ghazni, pikë strategjike në lidhjen e Kabulit me pjesën jugore të vendit. Deri tani, njoftohet për 100 viktima në rradhët e ushtarëve e policëve afganë, ndërsa numri i talebanëve të vrarë, vlerësohet më i madh. Trupat vendase mbështeten nga sulmet ajrore amerikane.