Aktualitet

Ahmetaj njofton vendimet e qeverisë: Nga 25 nëntori nis shpërndarja e apartamenteve të tërmetit/ Biznesi i mesëm dhe i madh nuk është përfshirë në planin e Qeverisë.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi vendimet e marra nga këshilli i ministrave. Ahmetaj tha se nga data 25 nëntor i këtij viti do të nisë shpërndarja e njësive individuale dhe apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku bëri me dije edhe mënyrën se si do të kryhet shpërndarja e tyre.

Një vendim i rëndësishë, hapja e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Vorë me qëllim rindërtimin. Një vendim i rëndësishëm i kaluar në mbledhje e sotme për zonat e dëmtuara nga tërmeti, si do shpërndahen njësitë individuale duke nisur nga 25 nëntori i këtij viti. Në vendim është përshkruar qartë një mëyrë transparence e shpërndarejs së apartamenteve. Që do të nisë nga familjet me ndihmë ekonomike, nëna të vetmuara, të moshuar të vetmuar, për pjesën tjetër do të veprohet me short publik transparent, që do zhvillohen nga njësitë vendore. Qytetarët do jenë përballë shortit publik, familjet do jenë përballë një procesi transparent, që mos ketë pikëpyetje. Brenda procesit të rindërtimit do të ndërtohen, po ndërtohen 167 shkolla dhe jam duke përfshirë dhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Sot që po flasim janë rreth 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër me buxhetin e shtetit janë në fazën përfundimtare të mbarimit. Jemi duke diskutuar me OSHEE që është sha dhe ka procedurat e veta për energjinë. marrëveshjen e parë për apartamente , u shpreh Ahmetaj.

 

Ahmetaj për çmimin e energjisë.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha sot se biznesi i mesëm dhe i madh nuk është përfshirë në planin e Qeverisë për ta mbrojtur nga rritja e çmimit të energjisë, ndaj ata do të duhet të vijojnë sipas planit që ka qenë deri më tani.

Pyetje: Qeveria ka publikuar një plan për mbrojtjen nga rritja e cmimit të energjisë per familjaret dhe biznesin e vogel, a do ketë për biznesin e mesëm dhe të madh plan se mund të reflektohet në rritje cmimi të shërbimeve e kosto per qytetaret?

Përgjigja e Arben Ahmetajt: Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit, pika e parë më e rëndëishme ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike, pika e dytë ka të bëjë me mos rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël.

Për pjesën tjetër ka një reformë që do vazhdojë si ka qenë e planifikuar.

Nuk do të rriten cmiet për familjarët dhe për biznesin e vogël.

Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë eletrike.

Do vazhdojmë ta mbrojmë, në të njëjtën kohë po punojmë, me kompanitë për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse globalisht furnizimi me energji elektrike nuk ka qenë në trendet e tregut por ka qenë me shumë problematika jo në vende si Shqipëria por edhe në Angli e vende të tjera.