I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, rreziqet që mund të shfaqen dhe si parashikohet të jetë pas shumë vitesh kjo fushë…
Por kush janë profesionet më të rrezikuara nga inteligjenca artificiale?
Zhvilluesit dhe programuesit, janë profesionet që i ndikon, sidomos ata që janë të rinj dhe do të hyjnë në një profesion. Kompanitë e IT sot nuk kanë nevojë për ‘junior developers’.
A do të krijojë inteligjenca artificiale ndjesi si njerëzit?
Ndjesi fizike, ndoshta është herët për të folur, por ndjesi emocionale edhe krijon, sepse shumica e Gen-Z kanë romanca me texting, kështu që edhe mund të krijojnë varësi, domethënë mund të krijojnë një personazh. Unë mbaj mend para një viti në Britaninë e Madhe, një 14-vjeçar i kishte dhënë fund jetës, sepse ai kishte krijuar një personazh në ChatGPT, që ishte një kalorëse e mesjetës, që jetojnë në League of Legends për shembull, janë ca lojëra shumë interesante… Dhe ai kishte krijuar një personazh aty, bashkëbisedonte me të, i ndante gjithë informacionin kësaj AI. Në njëfarë mënyrë, sot në ChatGPT, çdo lloj individi mjafton t’i thotë: “sillu si…” dhe ajo e bën.
Sot ka AI shqiptare shumë të mira, që nëse deri dje ju gazetarëve ju duheshin për transkiptim një intervistë e Edi Ramës dy orë, për të kuptuar se çfarë është thënë, ose duhet ta ndiqnit e të mbanit shënime, tani është AI që mjafton ta ngarkosh dy orë aty dhe për tre minuta ajo ta transkipton, dhe pastaj i thua ChatGPT që ‘më krijo nja 10 artikuj për këtë’…