Pak ditë më parë aktorja e njohur Katherine Kelly Lang pësoi një aksident të rëndë gjatë një xhiroje me kalë. Tre kocka të thyera të kyçit të këmbës dhe të paktën dy muaj pushim pa e rënduar atë, ky është “bilanci” i aksidentit.

Lang reagoi në Instagram duke treguar ndërkaq edhe një sërë imazhesh të udhëtimit i cili nuk përfundoi aspak mirë për të. Ajo u shpreh se:
Fillova një shëtitje të bukur me miqtë. Plani ynë ishte të bënim 40 milje si stërvitje për garën e kuajve 50 milje të planifikuar për në qershor. Ishte një ditë e bukur! Pas rreth 16 miljesh zbrita dhe eca pak përgjatë një shtegu të pjerrët dhe shumë të pjerrët. Por në fund të tij, u rrëzova mbi një shkëmb dhe këmba ime e majtë u godit shumë. Kyçi dhe këmba ime u zhvendosën majtas në një kënd 90 gradë. E ktheva këmbën me dorë vetë, ishte e neveritshme por më duhej ta bëja. Për fat të mire, një i panjohur më ndihmoi e thirri urgjencën.
https://www.instagram.com/p/CdUW-0cppTe/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cf848281-dc63-49bc-9e84-21605a6dbb9e
Aktores do t’i duhet të qëndrojë tani për disa kohë larg sheshxhirimit të serialit “Beautiful”, para se të rikthehet për të interpretuar Brooke, një personazh kryesor në telenovelën ikonike.