Aksident në aksin Koman-Vau i Dejës, 3 të plagosur në gjendje kritike. Një kamion doli sot jashtë rruge dhe përfundoi në greminë, për shkaqe ende të panjohura. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.