Aksident me vdekje në aksin Fier-Roskovec. Një 48-vjeçar u përplas nga një kamion në fshatin Zharrëz. Edmond Dine ndërroi jetë në Spitalin e Fierit duke mos i mbijetuar dëmtimeve. Ndërkaq, policia shoqëroi drejtuesin e makinës dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit fatal.