Janë dy viktima e dy të plagosur nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në Kamëz, pranë shinave të trenit. Makina tip “Benz” me drejtuese shtetasen Rozina Koleci humbi kontrollin e mjetit e përplasi një 29-vjeçare me dy vajzat e mitura. Njëra prej tyre, 7-vjeçe, ndërroi jetë, ndërsa nëna dhe motra 6-vjeçe janë në spital në gjendje të rëndë. Në të njëjtin aksident, gjithashtu mbeti viktimë një 29-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë kur u përplas për vdekje. Policia po heton zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale, më i fundit që përgjak rrugët shqiptare. Po sot, tre vetë u plagosën në aksin Koman-Vau i Dejës, kur kamionçina e tyre doli jashtë rruge dhe përfundoi në greminë.