Hollivudi i jep lamtumirën një tjetër legjende. Debbie Reynolds u shua në moshën 84-vjeçe, një ditë pasi mbylli sytë vajza e saj, aktorja tjetër e njohur Carrie Fisher e cila ishte 60-vjeçe. Zemra e Debbie ndali 24 orë kur pushoi së rrahuri ajo e Kerit, e njohur si princesha Leia e serialit Star Wars. Ajo shkëlqeu me rolet e arrira në filma muzikorë e jo vetëm që i siguruan dhe një kandidaturë Oskar në vitin 1964.