Aktualitet

AKU-ja bllokon mbi 11.6 ton birrë në prag skadence

 

Mbi 11.6 ton birrë në prag skandence, u bllokuan dhe u kthyen mbrapsht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, në Doganën e Hanit të Hotit. Për garantimin e sigurisë, AKU-ja iu bën thirrje operatorëve të biznesit ushqimor, të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para: produkte shtazore dhe jo shtazore, duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm ato me etiketë e të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal. Ky është dhe një detyrim ligjor i tyre.