Aktualitet

AKU-ja bllokon në Sarandë 40 kg qumësht të skaduar

Në Sarandë bllokohen 40 kg qumësht i skaduar dhe 31 kuti me çaj sherebele, gjithashtu i skaduar. Ato u ndaluan në një furgon në qytetin bregdetar jugor, ndërsa subjekti përgjegjës u gjobit me 200 mijë lekë. Në kuadër të masave për të garantuar sigurinë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po zhvillon një aksion në Qarkun Vlorë, ku mbështetet nga Policia e Shtetit.  Ndërkaq, 300 mijë lekë gjobë iu vendosën dhe një bar restoranti që ushtronte aktivitetin në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.