Një avion i linjave gjermane bëri ulje të detyruar në Aeroportin e Hanias në Kretë pas informacioneve se në të ishte vendosur një bombë. “Boeing 757” i kompanisë “Condor Air”, ishte nisur nga Egjipti me 281 pasagjerë me destinacion Dyseldorfin në Gjermani. Alarmi u dha kur në tualetin e avionit u gjet një letër që shkruante “bomb”. Pas kontrolleve u verifikua se në mjetin fluturues nuk kishte asnjë lëndë shpërthyese.