Aktualitet

Alarm fals për bombë te ‘Toptani’! Policia: Nuk gjetëm gjë në objekt!

Qendra tregtare “Toptani”, që ndodhet në zemër të kryeqytetit, u evakuua mbrëmjen e sotme pas një alarmi fals për sulm me bombë.

Ka qenë shefi i sigurisë së qendrës tregtare i cili është vënë në alarm për një sulm me bombë, nëpërmjet emailit.

Në email thuhej se brenda godinës “është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30”.

Ndërsa objekti u boshatis plotësisht nga klientët, konsumatorët dhe stafi, brenda saj forcat blu ushtruan kontrolle me qen në mënyrë të imtësishme për të zbuluar të vërtetën e informacionit, i cili rezultoi i rremë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

LEXO EDHE: “Çfarë thonë ata idiotët shqiptarë atje”, ish-ministri i Jashtëm i RMV i jep të drejtë Ferit Hoxhës dhe akuzon rivalët e tij në Qeveri!

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

LEXO EDHE: Forcat Operacionale të Burgjeve “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle të befasishme në paraburgim!