“Skulpture” është albumi më i ri i Capital T i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.
Hite dhe bashkëpunime të shumta disa prej të cilave janë bërë pjesë edhe e The Top List, reperi së fundmi ka treguar disa detaje të reja rreth tij.
Në një intervistë për “Prive.al” fillimisht ai ka treguar përse albumi është i ndarë në 2 pjesë. E gjitha lidhet me vështirësitë e pandemisë. Data e publikimit do të shtyhej por që kjo të mos ndodhte ai e ndau albumin në 2 pjesë ku secila u lançua në data të ndryshme. Pjesa e parë ka 7-të këngë ndërsa e dyta 8-të.
Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është fakti se në këtë album, Capital T vjen me shumë bashkëpunime por asnjë me artiste femra.
Këngëtari u shpreh se kjo nuk ka ndodhur për ndonjë arsye të caktuar, ai thjeshtë ka përzgjedhur artistët me të cilët ka një miqësi të mirë dhe të cilët përcjellin një energji pozitive.
“Nuk do të bashkëpunoja me një artist ose artiste vetëm që të kem një hit dhe kënga të jetë e suksesshme. Vlerësoj energjinë e mirë më shumë se të tjerat” -tha ai gjatë intervistës.