Alesha Dixon ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj i gjatë, Azuka Ononye, pas 18 vitesh bashkë. Pavarësisht ndarjes, ata vazhdojnë të jetojnë së bashku për të siguruar një ambient të qëndrueshëm për vajzat e tyre, Azura dhe Anaya.
Sipas burimeve pranë yllit të “Britain’s Got Talent,” Dixon po përpiqet të menaxhojë situatën sa më mirë, ndërkohë që kohët e fundit ka kaluar pushime në Xhamajka për të marrë një shkëputje nga rutina e saj e ngjeshur.
Marrëdhënia e tyre thuhet të ishte kthyer në një miqësi para ndarjes, dhe ata u panë së bashku për herë të fundit në një event në korrik 2023.
Asnjëherë nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale për muaj të tërë. Edhe pse u përfol se mund të kishin mbajtur një martesë të fshehtë në vitin 2017, ata nuk e konfirmuan asnjëherë këtë.
Për momentin, dyshja vazhdon të bashkëprindërojnë dhe të ruajnë një marrëdhënie të respektueshme për hir të fëmijëve.