Art & Kulturë

Alicia Keys, e ftuara speciale në finalen e Ligës së Kampioneve

Këngëtarja e njohur amerikane Alicia Keys do të jetë e ftuara speciale në finalen e Ligës së Kampioneve, që zhvillohet në Milano më 28 maj. Lajmin e ka konfirmuar UEFA në faqen e saj të internetit. Mësohet se Keys do të këndojë në ceremoninë që do t’i paraprijë finales së madhe.