Celebrities

Anne Burrell, shefja e dashur e kuzhinës dhe ylli i televizionit, ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare!

Shefja e njohur amerikane e kuzhinës dhe prezantuesja e emisionit “Worst Cooks in America”, Anne Burrell, ka ndërruar jetë mëngjesin e 17 qershorit 2025 në banesën e saj në Brooklyn, New York, në moshën 55-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga familja dhe përfaqësuesit e saj, të cilët bënë të ditur se Burrell u gjet pa shenja jete në shtëpi dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik.

Anne Burrell la pas bashkëshortin e saj Stuart Claxton, djalin e tij Javier, nënën Marlene, motrën Jane, vëllain Ben dhe fëmijët e saj Isabella, Amelia dhe Nicolas.

E lindur më 21 shtator 1969 në Cazenovia, New York, Burrell ishte diplomuar në Institutin e Kulinarisë së Amerikës në vitin 1996. Me personalitetin e saj energjik, flokët e bardhë platini dhe dashurinë e madhe për kuzhinën, ajo fitoi zemrat e publikut përmes emisioneve si “Worst Cooks in America”, “Secrets of a Restaurant Chef” dhe “Chef Wanted”.

Humbja e saj ka lënë boshllëk të madh në botën e kulinarisë dhe mes admiruesve të saj anembanë botës.

Ngrohtësia, shpirti dhe dashuria e saj do të kujtohen gjithmonë

-thuhet në deklaratën e familjes.