Aktualitet

Bota e gatimit në zi, shuhet në moshën 17-vjeçare fituesi i “Chopped Junior”!

Shuhet vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij të 18-të, Fuller Goldsmith, fituesi i “Chopped Junior” dhe “Top Chef Junior” të Food Network. Kompania “Magical Elves” njoftoi se ylli me prejardhje nga Alabama ndërroi jetë si pasojë e kancerit.

Ne jemi të shkatërruar pasi dëgjuam për humbjen e Top Chef Junior, Fuller Goldsmith. Ai ishte një kuzhinier i jashtëzakonshëm dhe fëmija më i fortë që kemi takuar ndonjëherë. Që nga momenti kur ai u prezantua me ne, ne e dinim se ai do të kishte një ndikim tek të gjithë rreth tij dhe do të ishte një forcë pozitive në botën e gatimit. Familjes së tij, ne i japim gjithë dashurinë tonë ndërsa ata mbajnë zi për humbjen e dikujt vërtet të veçantë.

https://www.instagram.com/p/CUsoWelvitd/

Rikujtojmë se Goldsmith ishte një student në “Tuscaloosa Academy” dhe luftoi me leuçeminë që në moshën 4-vjeç. Në 2018, kuzhinieri i famshëm dhe heroi personal i Goldsmith, Guy Fieri, e befasoi atë në Festivalin e Muzikës Stagecoach. Fieri i tha kuzhinierit të ri disa fjalë inkurajuese pasi iu desh të largohej nga “Top Chef Junior” për shkak të betejës së tij shëndetësore.