I ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë maestro Armaldo Kllogjeri. Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” hodhi në gjyq Teatrin e Operës dhe Baletit, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother VIP 2”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë. Nga ky gjyq ai doli fitues.
Abigeila Voshtina është shkarkuar nga posti i saj si Drejtoreshë e Taetrit të Oprës dhe Baletit pas një vendimi të martuar nga Këshilli i Ministrave. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar maestro Armaldo Kllogjeri, i cili ka komentuar vendimin për shkarkimin e Voshtonës, përmes një postimi në rrjetin e tij social TikTok. “Karma ia the b**ch”, e nis kështu fjalën e tij Kllogjeri, duke thumbuar Voshtonën, e cila më parë ka pushuar nga puna maestron, sipas këtij të fundit.