Më shumë se 300 organizata mediatike në Shtetet e Bashkuara nisën sot një fushatë për të kundërshtuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe për të promovuar shtypin e lirë.“The Boston Globe” bëri thirrje javën e kaluar për një reagim të gjerë në shkallë kombëtare, ndaj luftës së presidentit kundër mediave, duke e titulluar atë #EnemyOfNone (Armiq të askujt). Trump i ka etiketuar raportimet e mediave si “lajme të rreme” dhe i ka cilësuar gazetarët si “armiq të popullit”.