Aktualitet

Arrestohet bashkëshorti polic i 47-vjeçares që u vetëvra në Durrës

Një ditë nga vetëvrasja e 47-vjeçares Merita Hajdari në qytetin e Durrësit, policia vuri në pranga bashkëshortin polic të viktimës, shtetasin Sherif Hajdari. Dyshohet se gruaja e ndërmori aktin e vetëflijimit, pas një zënke të fortë me burrin e saj. Për t’u vetëvrarë, ajo përdori armën e shërbimit të efektivit. Në momentin e ngjarjes, mësohet se djali i çiftit Hajdari, nuk ndodhej në shtëpi.