Ish-presidenti Mikheil Saakashvili u arrestua pas kthimit të tij në Gjeorgji, pas tetë vitesh në mërgim. Saakashvili, i cili u dënua në mungesë për abuzim me pushtetin në mungesë dhe jetonte në Ukrainë vitet e fundit.
Dua të informoj publikun se presidenti i tretë i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është arrestuar. Ai u transferua në një institucion penitenciar, tha kryeministri Irakli Garibashvili në një konferencë shtypi.
Gjeorgjia është në prag të zgjedhjeve vendore, ndërsa ish presidenti Saakashvili kishte bërë thirrje më herët në rrjetet sociale se ato “vendimtare” për vendin.
Saakashvili u dënua në mungesë në vitin 2018 dhe u dënua me 6 vjet burg. Ai mohon çdo akuzë dhe thotë se rasti është i motivuar politikisht. Saakashvili ka shërbyer si president i Gjeorgjisë nga janari i vitit 2004 deri në nëntor të vitit 2013, kur është larguar nga zyra.
Një video që qarkullon në internet tregon Saakashvili teksa del nga makina me pranga në duar. Mirëpo, shprehja e fytyrës së Saakashvili ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të Twitter, pasi ai ishte i buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës.
Ex-President of Georgia Saakashvili detained as he landed in the country. pic.twitter.com/cSSB76wfQ3
— 301🇦🇲 (@301arm) October 1, 2021