Khloé Kardashian ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe mjaft domethënës për jetën e saj personale, duke zbuluar se aktualisht ekziston vetëm një “djalë” që lejohet të flejë në shtratin e saj.
Ylli i reality show-t The Kardashians, 41 vjeç, foli hapur gjatë sesionit të fundit “Ask Me Anything”, të publikuar më 7 janar në kanalin e saj në YouTube.
Gjatë episodit të katërt të serisë, Khloé u pyet për mendimin e saj mbi burrat që hanë ushqim në shtrat.
Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe me nota humori, por edhe mjaft e qartë për prioritetet e saj aktuale.
Kam shumë ndjenja për një burrë që thjesht të jetë në shtratin tim për momentin
-tha ajo.
Nuk dua askënd aty, përveç djalit tim. Ai është i vetmi djalë që lejohet në shtratin tim tani.
Khloé është nënë e dy fëmijëve, vajzës True, 7 vjeç, dhe djalit Tatum, 3 vjeç, nga lidhja e saj me ish-partnerin Tristan Thompson. Ajo shpjegoi se, megjithëse është mjaft strikte për rregullat në shtëpi, bën përjashtime të vogla kur bëhet fjalë për ushqimin.
Më pëlqen të ha ndonjë snack në shtrat, si kokoshka, por asgjë të lagësht apo një vakt të plotë. Jam shumë e veçantë për këtë
-u shpreh ajo, duke theksuar se ushqime si bifteku janë absolutisht të ndaluara.
Ajo pranoi gjithashtu se ndien ankth kur fëmijët hanë në shtrat dhe shpesh vendos një peshqir për të shmangur rrëmujën, por theksoi se gjithçka ia vlen kur bëhet fjalë për ta.
Në një episod të podcast-it të saj Khloé in Wonderland në janar 2025, Kardashian kishte zbuluar se nuk po takohet me askënd, pasi dëshiron të jetë plotësisht e përqendruar te fëmijët e saj.
Dua të jem sa më e pranishme dhe pa shpërqendrime në këtë fazë të jetës sime
-përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se për momentin dashuria e saj më e madhe ka vetëm dy emra: True dhe Tatum.