Rriten tensionet në marrëdhëniet greko-ruse. Ministria e Jashtme në Athinë, akuzoi me tone të ashpra Rusinë se, po bëhet aleate e Turqisë kundër Perëndimit dhe Greqisë. Në deklaratë karakterizohet gjithashtu dëbimi i diplomatëve grekë nga Moska, si një hakmarrje pa prova. Athina zyrtare, ishte e para që dëboi diplomatët rusë, me akuzën se u përpoqën të minonin marrëveshjen e Athinës me Shkupin.