Gossip Showbiz

“Barron ka nevojë për mua çdo ditë” Melania Trump rrëfen sakrificat si nënë dhe rolin surprizë të djalit në politikë!

Melania Trump ka folur hapur për sfidat dhe përgjegjësitë e prindërimit, teksa promovonte dokumentarin e saj të ri, “Melania”, duke theksuar përkushtimin maksimal ndaj djalit të saj 19-vjeçar, Barron Trump.

Në një intervistë për Fox Business, Zonja e Parë theksoi se prania e prindit është vendimtare, sidomos në fazat kyçe të rritjes.

Duhet të jesh aty për fëmijën tënd gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur ai ka nevojë për ty, dhe kjo është shumë e rëndësishme në moshën e Barronit

-u shpreh ajo.

Barron aktualisht ndjek vitin e dytë në Shkollën e Biznesit Stern, pranë Universitetit të Nju Jorkut. Megjithatë, pavarësisht studimeve, ai ende nuk është bërë plotësisht i pavarur.

Në shtator, ai vendosi të largohej nga jeta në Manhattan dhe u kthye të jetojë me prindërit e tij, duke ndjekur njëkohësisht mësimet në qendrën e NYU-së në Uashington.

Melania zbuloi gjithashtu se Barron është përfshirë më aktivisht në jetën politike të të atit gjatë mandatit të dytë presidencial të Donald Trump.

Sipas saj, ndryshe nga mandati i parë, kur Barron ishte vetëm 10 vjeç dhe qëndronte larg politikës, tani situata ka ndryshuar ndjeshëm.

Barron e kupton politikën dhe shpesh e këshillon të atin. Bisedat tona sot janë krejtësisht ndryshe nga më parë

-tha Melania Trump, duke lënë të kuptohet se djali i saj po formon një rol gjithnjë e më të ndërgjegjshëm në jetën publike të familjes.