Kryetari Demokrat Lulzim Basha ishte në Krujë dhe Fushë-Krujë ku pa nga afër gjendjen e bizneseve fasone si pasojë e pandemisë. Sipas Bashës, Qeveria nuk ka dhënë asnjë ndihmë për këtë sektor duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe rritur rrezikun për faliment.” Qytetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri. Edi Rama nuk ka respekt për punën dhe as për ndershmërinë sepse ai nuk ka hallin e shqiptarëve por të oligarkëve” u shpreh kryeopozitari.