Bashkia e Tiranës vijon të mbajë ndezur fushatën për dhurimin e gjakut. Ndërkaq Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se: “Ashtu siç nisi me pemët, fillimisht bashkia, më pas u bashkuan sipërmarrjet, pastaj shoqatat, familjarët, çerdhet, kopshtet, shkollat. Besoj se për këtë rast do të ndjekim të njëjtën strategji. Pra, gjatë kohës që njerëzit janë me pushime, Bashkia ka marrë stafetën dhe po mundohemi që në Tiranë të kemi kompletuar nevojat për 20 mijë dhurime brenda një viti. Kemi kaluar të paktën 1/3 e institucioneve të Bashkisë dhe besoj se deri në fund të verës, të gjitha institucionet tona do kenë bërë dhurimin maksimal të gjakut, që më pas, në shtator, të fillojnë bizneset. Ka sot biznese që kanë më shumë staf se një drejtori e bashkisë.” Çdo dhurues shpëton nje jetë. Fushata për dhurimin e gjakut është ndërmarrë në kuadër të nevojave që kanë të sëmurët me talasemi.