Aktualitet

Baza ajrore në Kuçovë, NATO flet për investimin e 51 milionë eurove

NATO flet për investimin e 51 milionë eurove në bazën ajrore të Kuçovës. Zëdhënësi Piers Cazalet thotë se “Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë depot e karburantit”. Sipas tij, “Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate, me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s”. Cazalet shprehet se “Shqipëria jep kontribut të çmuar për sigurinë e përbashkët, si dhe luan rol të rëndësishëm në luftën anti-ISIS. Ai përmend dhe ndihmën që jep vendi ynë në promovimin e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. “Shqipëria është avokate e fortë e politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe e integrimit të fqinjëve në familjen Euro-Atlantike”, – deklaron zëdhënësi i Aleancës Piers Cazalet.