Gossip Showbiz

Bebe Rexha ndez skenën amerikane! “New Religion” bëhet hit global vetëm pak ditë pas publikimit!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, shkëlqeu së fundmi në spektaklin e njohur amerikan “Jimmy Kimmel Live!”, ku interpretoi live këngën e saj më të re, “New Religion”.

Vetëm pak ditë pas publikimit, projekti u shndërrua menjëherë në hit dhe po fiton zemrat e publikut në nivel global.

“New Religion” është një riperpunim i veçantë i këngës “Insomnia” të grupit britanik të muzikës elektronike Faithless dhe bën pjesë në albumin e ri të Rexhës, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet në qershor.

Performanca e saj në emision u mbështet nga balerinë në një koreografi tërheqëse, ndërsa zëri i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Rexhës nuk la hapësirë për gabime, duke fituar zemrat e mijëra spektatorëve amerikanë.

Albumi i ardhshëm po ecën me ritme të shkëlqyera, deri tani janë publikuar vetëm tri këngë, ndërsa fansat presin edhe 10 këngë të tjera që do të kompletojnë projektin.

Me këtë performancë, Bebe Rexha konfirmon sërish pozicionin e saj si një nga artistet shqiptare më të suksesshme në skenën ndërkombëtare të muzikës.