Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha, sonte performon në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Në një seri postimesh në Snapchat, 27-vjeçarja premton koncert madhështor. Bebe Rexha u lind në Nju Jork të Amerikës me emrin Bleta Rexha nga prindër shqiptarë nga Dibra. Këngëtarja u bë e njohur me këngët hit “Take me home” dhe “Hey mama”. Gjithashtu është vokalistja kryesore e grupit amerikan “Black Cards”.